Llotaria amerikane e të premtes në mbrëmje ka dështuar, kur fituesi i madh do të merrte plot 1 miliardë dollar. Por, të gjithë ata që kanë luajtur do të kenë një shanc tjetër në llotarinë prej 1.6 miliardë dollarësh, bëjnë të ditur mediat në SHBA.
Çmimi për garën Mega Millions të premten, ndërkohë që shkoi në 1 miliardë, nxiti radhë të gjata në stacionet e gazit dhe të karburanteve.
Dhe pse kishte 15 bileta fituese në nivelin e dytë me të paktën 1 milionë dollarë në 9 shtete, askush nuk arriti të marrë çmimin e madh, duke kaluar çmimin për hedhjen e shortit të martën me 1.6 miliardë dollar.
Vitin e kaluar, çmimi i madh prej 758.7 milionë dollarësh u fitua vitin e kaluar nga Mavis Wanczyk, një nënë 53 vjeçare e dy fëmijëve më Masachusetts.
Në vitin 2016, një çmim Powerball prej 1.58 miliardë dollarësh u nda në tri pjesë nga mbajtësit e biletave në Kaliforni, Tennessee dhe Florida. Secila prej tyre mori në shtëpi 528.8 milionë dollar.
Loja është krijuar në vitin 2002 dhe ka pësuar ndryshime gjatë viteve, duke zvogëluar shanset për të fituar që do të thotë “jackpots” më të mëdha.