Ka përfunduar në paqe 1-1 supersfida në Premier Ligë-n angleze midis Chelsea-t dhe Liverpool-it. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop ka arritur të “shkëpus” një pikë të vlefshme në këtë derbi me anë të golit nga Sturridge në minutën e 89-të. Vlen të theksohet se ishte Xherdan Shaqiri ai që ka dhuruar asistin për anglezin.
Blu-të e Londrës nuk kanë arritur të menaxhojnë rezultatin pasi kanë qenë ata që kanë kaluar të parët në epërsi me anë të Eden Hazard. Pas këtij barazimi kreu i renditjes së kampionatit anglez ka marrë “flakë” pasi Manchester City dhe Liverpool kanë nga 19 pikë duke u ndjekur nga Chelsea me 17 dhe Tottenham e Arsenal me 15 pikë.