Skuadra e Liverpool ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm, fillimisht duke vazhduar kontratën me Mohamed Salah dhe tashmë kanë kontaktuar me lojtarin francez, Nabil Fekir, mirëpo mediat e huaja raportojnë se kjo marrëveshje nuk është arritur.
Në këtë rast Jurgen Klopp nuk kërkon të ndalet dhe kërkon lojtarin Julian Brandt të Bayer Leverkusen. 22 vjeçari ishte i grumbulluar me Gjermaninë në Botëror, por nuk arriti të lërë asnjë gjurmë, aq më tepër sepse panzerat u eliminuan që në fazën e grupeve.