Mlada Boleslav shumë pranë golit të parë kundër Skënderbeut.
Skuadra çeke ka pasur një shans të artë në minutën e 14-të kur sulmuesi Mebrahtu u vendos përballë Orges Shehit, por ky i fundit largoi me këmbë topin në goditje nga këndi duke bërë mrekullinë.
Rezultati i ndeshjes aktualisht është i barabartë 0-0, ndërsa edhe Skënderbeu ka pasur një rast për gol, por goditja e Nimaga-s në minutën e 10-të ishte qendrore dhe u neutralizua nga portieri i Mlada Boleslav.