Sot, do të luhet java e 16-të e Kategorisë së Parë. Të gjitha ndeshjet kanë startuar në orën 14:00, ndërsa më poshtë mund të njiheni me rezultatin e tyre minutë pas minute. Në Grupin A, Veleçiku pret Erzenin, ndërsa Korabi luan në transfertë ndaj Burrelit, ndeshja e vetme që është zhbllokuar pas një metërshi të akorduar nga gjyqtari kryesor. Për këtë klubi dibran shkruan në kanalin zyrtar: “Kryesori Granit Sulko shpik një 11 metërsh për Burrelin”.
Ndërsa në Grupin B, Besa e Gugash Maganit kërkon triumfin përballë Egnatias, Oriku ndeshet me Turbinën, ndërsa Lushnja pret Elbasanin në shtëpi.
Grupi A
Veleçiku – Erzeni 0-0
Burreli – Korabi 1-0
Grupi B
Besa – Egnatia 0-0
Oriku – Turbina 0-0
Lushnja – Elbasani 0-0