Flamurtari do të pësojë ndryshime të shumta në këtë merkato vere dhe sezonin e ardhshëm pritet që të formatojë pothuajse 50% të skuadrës.
Trajneri Shpëtim Duro, fillimisht kërkon të mbajë në skuadër lojtarët që i ka në plane për sezonin e ardhshëm dhe më pas të nisë merkaton për të afruar elementët që i sheh si të nevojshëm për të forcuar ekipin.
Mes lojtarëve që Duro kërkon të mbajë në ekip për sezonin e ardhshëm bien në sy lojtarët vlonjatë, por edhe të preferuarit Bushiç e Alves.
Lista e lojtarëve që trajneri Shpëtim Duro kërkon t’i ketë në ekip për sezonin e ardhshëm:
Argent Halili
Franc Veliu
Bruno Telushi
Taulant Kuqi
Ardit Shehaj
Haxhi Neziraj
Ergis Mersini
Ivan Jakovleviç
Astrit Fazliu
Tomislav Bushiç
Danilo Alves