Mesa duket afrimi i Bledi Shkëmbit te Liria, ka sjellë frymën e fitores në skuadër. Ekipi nuk po njeh kundërshtar dhe vlen të përmendet këtu fitorja kundër Laçit apo edhe ajo ndaj Teteksit.
Ditën e sotme të besuarit e Shkëmbit kanë mundur Poebën e Prilepit me rezultatin 2-1 në stadiumin e Ohrit.
Golat për Lirinë u shënuan nga Artur Magani i cili ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa goli i tjetër u shënua nga vëllait i vogël i Enisit, Zenel Gavazaj.