Liria e Prizrenit afron edhe portierin Mikel Kaloshi. 24-vjeçari, sezonin e shkuar ishte pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë.
Kaloshi është prezantuar te skuadra e Superligës së Kosovës.
Liria e Prizrenit që drejtohet nga trajneri Bledi Shkëmbi arrin kështu marrëveshjen me një tjetër lojtar që ka spikatur në futbollin shqiptar.
Pas Vrapit, Sefës, Basriut, Maganit dhe Kotes, Kaloshi bëhet afrimi i gjashtë i Lirisë së Prizrenit nga kampionati shqiptar.
Portieri 24-vjeçar ka luajtur në të shkuarën me skuadrat e Lushnjes, Albpetrolit, Bylisit dhe Shkumbinit.