Janina ka marrë një ofertë prej 180 mijë eurosh për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Andi Lila. Oferta ka ardhur nga një tjetër klub i Superligës greke, Asteras Tripolis.
Lila ka edhe vetëm një vit kontratë me Janinën ndaj dhe oferta e Asteras nuk ka qënë në nivelin e çmimit të kartonit të tij. Sipas mediave greke, presidenti i Janinës nuk ka kthyer ende përgjigje pasi shërbimet e Lilës i duhen për ndeshjet e turit të tretë kualifikues të Europa League ndaj Az Alkmar.
Lila ishte një nga futbollistët e grumbulluar nga De Biazi në EURO 2016.