Largimi i Hasan Likës nga stoli i Vllaznisë pritet të krijojë jo pak probleme te skuadra shkodrane. Pasi i drejtoi për 20 javë, duke i lënë në krye të klasifikimit të Kategorisë së Parë, Grupi A me 11 pikë më shumë se ndjekësit, tekniku Lika braktisi Vllazninë për të realizuar sërish “ëndrrën amerikane”.
E ky fakt, nuk besohet se është pritur mirë nga drejtuesit, që kanë nisur nga puna për të gjetur “timonierin” e ri të skuadrës. Agim Canaj shihet si zëvendësuesi ideal i Likës, por nuk përjashtohet edhe një marrëveshje me Luan Zmijanin.
Për momentin, Safet Osja do të zhvillojë përgatitjet me skuadrën.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.