Ish-trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika pak ditë më parë, fill pas largimit nga gjirokastritët deklaroi se me klubin nuk ka mbyllur ende të gjitha hesapet, pasi këta të fundit nuk i kanë paguar dy rrogat e fundit dhe bonuse të tjera.
Sigurisht që kjo deklaratë është komentuar gjatë, ndërkohë që i fundit që ka reaguar lidhur me këtë çështje ka qenë presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, i cili ka konfirmuar se nuk është asgjë e vërtetë dhe se Lika është likujduar deri në qindarkën e fundit.
Ndër të tjera, Tavo ka theksuar se Lika nuk do kishte arritur këtë sukses nëse nuk do kishte qenë te Luftëtari dhe se po pret të shohë nëse do bëjë të njëjtën gjë kur të marrë drejtimin e një tjetër skuadre.