UEFA Champions League sapo ka publikuar spotin e ri që do të shoqërojë kompeticionin e Ligës Së Kampioneve nga sezoni i ardhshëm.
Slogani i bashkangjitur spotit titullohet:” Momentet më të mira që realizojnë fazën finale”.
Në sfond është vendosur simboli identifikues i kompeticionit europian, top i mbuluar nga yjet i veshur me shkrirjen e ngjyrave të jeshiles së ndezur dhe të purpurt. Në plan të parë është vendosur trofeu i shumënjohur i eventit.
Me anë të spotit synohet koleksionimi i momenteve dhe netëve më të mëdha të Ligës së Kampioneve,
Ideja promovuese është marrë në bashkëpunim me agjensinë e marketingut Team Marketing AG dhe agjensinë krijuese angleze DesignStudio.
E gjitha kjo bëhet për të tërhequr sa më shumë ndjekës të futbollit europian duke u përhapur në të gjitha pajisjet e komunikimit telefonik, dixhital dhe mediat soaciale.