Kampionati i Formula 1 është në fazën finale të saj. Dy pretendentët Hamilton dhe Vettel duket se po përgatiten për kilometrat e fundit të kampionatit ku britaniku thuajse e ka siguruar titullin kampion. Për këtë gjë duket se është i sigurt edhe vetë Hamilton i cili së fundmi ka deklaruar:
“Kemi besuar shumë te makina jonë. Kam pasur një makinë të fuqishme që s’më ka lënë asnjëherë në baltë. Stafi ka qenë i përkryer në punën e tij. Kam një ekip që më asiston në çdo gjë. Vettel është një kundërshtar shumë i fortë. Ai ka pasur disa probleme me Ferrarin së fundmi por duhet që të jem i karikuar deri në fund që ta mund.”
“Ma kanë dhuruar kampionatin gabimet e Ferrarit ? Jo, nuk mendoj ashtu. Mendoj se unë e kam fituar atë garë pas gare dhe e kam merituar atë.”