Ish-futbollisti i Tiranës dhe Partizanit dhe zyrtari i FSHF-së Alban Tafaj analizoi në emisionin “Pressing” se klubi kryeqytetas e ka kuptuar tashmë që FSHF-ja nuk e prish garën. Ai theksoi se vite më parë, klubi ka vuajtur prej faktit se ka patur zyrtarë që kanë punuar në Federatën Shqipare duke shfryrë dhe mllefin ndaj njëri-tjetrit. Përsa i përket ecurisë në kampionat, ai vlerësoi projektin e klubit dhe arritjen e rezultateve pozitive falë një grupi me djem të rinj, që janë baza e projektit afatgjatë për vitet pasardhëse.
“Marrëdhënia e Partizanit me FSHF-në – Ecuria e mirë e Partizanti dhe qetësia e tyre ka ardhur nga vetë drejtuesit e Partizanit. Ka pasur drejtues të Partizanit vite më parë që vinin nga Federata dhe shkolla e Partizanit dhe kanë shfryrë mllef ndaj FSHF-së. Tani e kanë kuptuar që FSHF-ja organizon futbollin. Federata mbron organizimin e kampionatit.
Vlerësimi për skuadrën – Prodhojnë futboll të bukur. Risi është që po merr titull me djem të rinj. Mendojnë dhe vitet e ardhshme. Kanë një plan afatgjatë. Ka ndikuar dhe pjekuria e presidencës. Duke larguar italianët dhe sjellë të shkollës sonë, që janë liccensuar në FSHF, kanë krijuar një ansambël të mirë”, u shpreh ish-futbollisti bardheblu.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.