Fytyra të njohura pritet të shihen te Milani. Drejtori i ri teknik Leonardo deklaroi dje në konferencën për shtyp se do të sjellë si anëtar të ri të stafit drejtues një legjendë të futbollit europian, por jo më pak të historisë së “Djallit”. “Gazzetta dello Sport” raporton se në Spanjë ka aludime se ish-trajneri i Barcelonës dhe ish-holandezi i “Treshes së Artë” të Milanit të viteve ’80-’90 do t’i bashkohet ekipit kuqezi pas 25 vitesh.
55-vjeçari nuk do të marrë rolin e trajnerit pasi ka deklaruar dorëheqjen nga drejtimi i një ekipi 5 vite më parë. Leonardo, ish-trajner i Milanit, Interit dhe ish-drejtor sportiv i PSG-së ka propozuar rolin e delegatit të stafit teknik të 7-herë kampionëve të Europës, funksion që lidhet me mbikëqyrjen e punës së teknikut Gennaro Gattuso.