Claudio Marcisio ka firmosur kontratën e re në Rusi. Legjenda e Juventusit ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij me skuadrën e Zenit Shën Petersburg. Ishi i Juventusit ka firmosur një kontratë për dy vite me skuadrën ruse.
Edhe pse ofertat nga klubet europiane për “princin” qenë të shumta, ky i fundit pas shumë konsultimeve ka vendosur të japë një përgjigje negative për këta të fundit dhe të nisë një tjetër eksperiencë ndryshe nga ajo e përjetuar në Itali.