Një nga portierët më të mëdhenj në historinë e Juventus dhe të Italisë, Xhanluixhi Bufon do të vijojë të mbrojë portën po tashmë me ngjyra të reja.
Pas një largimi mes lotësh nga “Zonja e vjetër”, tashmë 40-vjeçari është pranë zyrtarizimit te PSG. Sipas informacioneve më të fundit ai do të kryejë testet mjekësore këtë të premte, me zyrtarizimin që pritet direkt më pas.
Në bazë të burimeve pranë klubit parizien, bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare për Bufon, që do t’i japë atij mundësinë të luajë në nivele të larta duke thyer një rekord përsa i përket moshës.