Një nga legjendat e skuadrës së Tiranës, Ali Mema për momentin është duke kaluar një moment disi të vështirë në jetën e tij, por neësport.al ka mësuar se Mema tashmë është drejt përmirësimit. Megjithatë shëndeti i tij ka prekur edhe figura të tjera të futbollit shqiptar dhe një ndër ta është ish-lojtari i Dinamos, Sulejman Demollari, i cili shihet se e ka vizituar mikun e tij gjatë këtij momenti, duke i qendruar pranë.
Kujtojmë që Sulejman Demollari është një ndër futbollistët më të mirë shqiptar të viteve 1980-1990-të, ku ka luajtur me skuadrën e Dinamos.