Pierluigi Collina s’do të jetë më në krye të sektorit të arbitrimit pranë UEFA-s. Italiani ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryedizenajtorit të gjytarëve, post që e mbante prej vitit 2010. Vendin e tij do të zërë Roberto Rosetti, përgjegjësi aktual i teknologjisë “VAR”.
“Pierluigi i ka garantuar UEFA-s të njëjtin vizion, mirëkuptim dhe talent, që ka treguar në të gjitha ndeshjet që ka gjykuar. Dua ta falënderoj për impenjimin në këto vite dhe për gjithçka ka sjellë në futbollin europian gjatë periudhës së drejtimit të tij si përgjegjës i arbitrimit”, ka deklaruar presidenti aktual i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.