Lebron James është një nga basketbollistët më të mirë në të gjitha kohërat. Amerikani ka luajtur shumë vite në NBA në nivele të larta, por ai veçon vitin 2016. James i ftuar në emisionin e televizionit ESPN “More than an Athlete” ka thenë:
“Isha shumë i entusiazmuar për që fituam kampionatin me Cavaliers pas 52 vitesh thatësire. Të gjithë më panë duke qarë pasi i sollëm një lumturi të madhe qytetit dhe fansave. Ajo periudhë ishte shumë e veçantë për mua, tani që e mendoj kemi bërë diçka të veçantë, mund të them që ato finale më kanë bërë nga më të mirët në botë”, u shpreh basketbollisti amerikan.