Lazio ditën e sotme, ka barazuar me Torinon, 1-1, në fushën e vet, duke humbur një mundësi të mirë për tu konfiguruar më së miri në vendin e katërt. Edhe pse u gjendën në disavantazh, ata barazuan shifrat dhe gjetën golin e barazimit.
Por, arbitrimi nuk i ka lejuar ata që të dilnin me një triumf dhe Igli Tare ishte në flakë. Ai ka thënë: “Jam komplet i hutuar nga arbitrimi i kësaj ndeshje. Në pjesën e parë nuk kishte ndeshje, por për fat të keq gabuam finalizimin. Është zhgënjim i madh sepse meritonim fitoren. Nuk e kuptoj, Torino duhej të mbetej me 10 lojtarë shumë më herët, ndërsa pesë minuta nga fundi kishte 11 metërsh ndaj Acerbit”.