Ekipet italiane kanë nisur një merkato të fuqishme këtë vit, duke shpenzuar miliona euro dhe sjellë në Itali emra të mëdhenj lojtarësh. Klubet që kanë bërë më shumë blerje janë Milani, Juventusi, Interi dhe më pas të tjera ekipe, por pas nuk mbetet as Lazio.
Mësohet, se Lazio ka arrritur akordin me mesfushorin e Liverpoolit, Lucas Leiva, i cili këtë mbrëmje mbërriti në Romë. Leiva që luan si mesfushorë mbrojtës dhe si mesfushor qendror vjen si zëvendësues i Lucas Biglias, pas kalimit të këtij të fundit te Milani. Lazios i ka kushtuar 5 milionë euro kalimi i Leiva-s nga Liverpooli.