Skuadra e Lazios në sezonin që sapo u mbyll ka arritur të3 bëjë mjaft mirë, duke u renditur në vendin e 5-të në kampionat dhe vetëm javën e fundit me humbjen në shtëpi kundër Interit nuk arriti të kualifikohet për në fazën e grupeve të Champions League.
Portieri shqiptar Thomas Strakosha ka patur rëndësinë e vet në këto ndeshje, duke “blinduar” vendin e tij në portë, por drejtuesit e skuadrës nuk mjaftohen me një portier të këtij niveli dhe po mendojnë të sjellin në ekip portierin e skuadrës së Udinese-s Albano Bizzarri. Ende nuk ka diçka zyrtare, por mediat italiane konfirmojnë se kjo mund të jetë një sinjal largimi për “gardianin” shqiptar.