Lazio është në ndërtim të një skuadre me elementë të rinj për në sezonin e ardhshëm. Pasi nuk arritën të kualifikohen për në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, tashmë drejtuseit e klubit janë në sulm për lojtar që garantojnë cilësi.
Mediat italiane bëjnë të ditur se klubi tashmë ka vendosur se cili është boshti i klubit dhe cilësohet si i “paprekshëm”.
Në portë është “gardiani” i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha, që edhe pse deri më tani nuk kanë munguar oferta nga shumë klube të mëdha europiane, duket se 23 vjeccari do të qendrojë në kryeqytet edhe për sezonin e ardhshëm.