Andres Iniesta në fund të këtij sezoni do të largohet nga Barcelona drejt një skuadre tjetër. Në një prononcim për “Onda Cero”, mesfushori flet për të ardhmen e tij.
“Po është shumë e vërtetë që tashmë do të largohem. Do të vendos në ditët në vijim se ku do të shkoj. Për momentin kam si alternativë të shkojë në Kinë ose Japoni, por për momentin nuk kam vendosur ende. Po largohem nga Barcelona, sepse e ndiej që nuk mund të jap më aq shumë sa kam dhënë deri në këto momente” është shprehur Iniesta.
Mesfushori e mbylli këtë sezon duke fituar 2 trofe mjaft të rëndësishëm, kampionatin dhe Kupën e Mbretit. 34 vjeçari do të mbahet mend si lojtari që i dhuroi Spanjës Kupën e Botës në finalen e vitit 2010-të me golin e shënuar në kohën shtesë kundër Hollandës.