Franc Ribery po luan sezonin e tij të fundit me Bayern Munchen. Francezi do të largohet në fund të sezonit nga kampionët gjerman dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Interisim për Ribery ka si nga skuadrat europiane, por edhe jashtë.
Oferta më konkrete është ajo nga Katari, Al Sadd që i ka ofruar një kontratë 2 vjeçare dhe një pagë të konsiderueshme. Nëse Ribery do të pranonte ofertën e klubit nga Katari do të luante së bashku me Xavi Hernandez.