Pas largimit nga pankina e Bayernit të Mynihu, trajneri italian Carlo Ançeloti ka vendosur që të ndahet me klubin dhe tifozët, nëpërmjet një postimi në Tëitter. Kështu ka thënë se drejtimi i skuadrës bavareze ishte nder për të dhe madje në fund e ka mbyllur me sloganin e bavarezëve ”Mia san Mia”.
“Ishte nder i madh për mua që u bëra pjesë e historisë së Bayern Munchen. Falënderoj drejtuesit, lojtarët dhe tifozët e mrekullueshëm”, shkruan Ancelotti, që e mbyll mesazhin e tij me sloganin e Bayern Munchen: “Mia san Mia” (Unë jam Unë).