Philippe Coutinho është emri më i lakuar në në Barcelonë për t’u larguar nga skuadra gjatë merkatos së verës. Hapësirat e pakta, por dhe forma e tij e dobët kanë bëra që shumë zëra të flasin për një ”divorcë” mes tij dhe klubit blaugran. Por, për të zbardhur të ardhmen e tij ka menduar vet braziliani, i cili ka dhënë një intervistë për “Mirror” në Angli.
“Mendoj vetëm për Barcelonën. Një rikthim në Angli nuk është në planet e mia. Jam i lumtur këtu”, u shpreh ndër të tjera Coutinho. Në këtë mënyrë braziliani mbyll në një farë mënyrë mundësinë për një largim të mundshëm nga “Camp Noë”, sezonin e ardhshëm.