Douglas Costa nuk po kalon një moment të mirë te Juventusi. Anësori brazilian nuk preferohet titullar nga Allegri dhe i ka nisur pothuasje të gjitha ndeshjet nga stoli. Drejtuesit po mendojnë që ta shesin gjatë merkatos së verës, për të arritur të njëri prej Zaniolo ose Chiesa. Costa u transferua nga Bayern Munchen te Juventusi, por pa arritur të lëri gjurmë.
Braziliani përlqehet shumë nga Manchester United, por një interesim të fortë ka dhe nga ana e Interit që e shikon lojtarin si një përforcim ideal për krahët sulmit me Perisic që mund të largohet. Drejtori sportiv i Interit, Marota e njeh mjaft mirë lojtarin pasi ishte ai që e solli nga Gjermania për në Torino. Vlera e tij sipas Juventusit është jo më pak se 50 milionë euro dhe Interi duhet të bëjë një sforco ekonomike për të arritur të lojtari.