Kalidu Koulibally është një nga emrat më të nxehtë të merkatos së janarit. Real Madridi dhe Barcelona janë gati që të ofrojnë për senegalezin, plot 120 milionë euro.
Sipas të përditshmes napoletane “Il Matino”, presidenti De Laurentis është gati që ta shesë mbrojtësin dhe të investojë në lojtarë të kalibrit të lartë në ekip.
Ajo që vlen të theksohet është se nëse ky transferim do të kryhej, do të kishim të bënim për një fitim kolosal nga ana e italianëve, pasi ata e kanë blerë mbrojtësin vetëm 8 milionë euro nga Genk, në Belgjikë.