Futbolli kosovar ka patur shumë probleme në javët e fundit, teksa u aludua për ndeshje të trukuara, ndërkohë që nuk kanë munguar as episodet e dhunës.
Kështu, Federata ka marrë masa të ashpra ndaj ekipeve dhe individëve, teksa zv/trajnerit të Trepçës 89′, Klodian Dervishi është pezulluar.
Dervishi, i cili është zëvendësi i Gugash Maganit, akuzohet se fyeu arbitrin e ndeshjes. Trajneri ka qenë më parë ndihmës trajner te ekipi i Flamurtarit.
Ndërkohë, dënime ka patur edhe për trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, si dhe për disa ekipe.