Në orën 17:00 në Korçë luhet ndeshja e fundit e këtij kampionati mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Një takim shumë i rëndësishëm për shkodranët ndërsa për vendasit gjithçka është një festë për titullin kampion. Për këtë ndeshje janë zyrtarizuar edhe formacionet titullare. Ashtu si pritej Skënderbeu luan me formacionin e dytë ndërsa Vllaznia me më të mirët.
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Sambou, Aliti, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Mara, Krasniqi.
Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Pjeshka, Krymi, Vucaj, Çinari, Kalaja, Lika, Sukaj.