Në orën 19:00 në ‘Selman Stërmasi” luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së 30-të të Superligës. Përballë do jenë Partizani dhe Skënderbeu në një ‘klasike’ të viteve të fundit. Tashmë janë zyrtarizuar edhe formacionet që do e nisin nga minuta e parë.
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkoviç, Trashi, Asani, Batha, Telushi, Kardozo, Progni, Abdurrahimi. Trajner. Klevis Dalipi.
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Osmani, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, Vila. Trajner. Ilir Daja.