Në Lyon në orën 20:45 luhet finalja e Europa League mes Marseille dhe Atletico Madrid. Francezët dhe spanjollët duan triumfin në kupën e vogël të Europës. Për marsejezët është një trofe që vlen shumë sepse garanton një vend në Champions League për sezonin tjetër ndërsa për ‘loc colchoneros’ do shërbente që sezoni të mos mbyllej pa trofe.
Për finalen janë zyrtarizuar edhe formacionet.
Marseille: Mandanda, Sarr, Luiz Gustavo, Rami, Amavi, Sanson, Zambo, Ocampos, Thauvin ,Payet, Germain.
Atletico Madrid: Oblak, Vrslajko, Gimenez, Godin, Lucas, Correa, Gabi, Saul, Koke, Griezmann, Costa.