Skuadra e Skënderbeut ka zhvilluar mbrëmjen e sotme fazën e fundit përgatitore para ndeshjes me Dinamon e Kievit. Pas kësaj seance bëhet e ditur se Daja ka krijuar idenë e formacionit që do të hedhë në fushë.
Mendohet se Daja do të luajë me formacionin 4-1-4-1, ku Shehi si zakonisht do të jetë i përzgjedhuri në portë, Vangjeli, Radas, Jashanica e Mici do të aktivizohen në mbrojtje, Osmani do të rreshtohet përpara repartit të prapavijës ndërsa më të avancuar në mesfushë do të jenë Dita, Muzaka, Lilaj dhe James, me Ditën që është risia e madhe e formacionit, ndërsa në sulm do të qëndrojë Soëe.
Ndeshja do të luhet ditën e nesërme, në orën 19:00, në stadiumin NSC Olimpiyskiy.