Dje, Vllaznia pa ditën e saj më të errët teksa ra nga Kategoria Superiore pas plot 57 vitesh. Qyteti i Shkodrës është në “zi”, ndërsa tifozët kuqeblu janë me lot në sy. Inati dhe mllefi kurrsesi nuk mund t’i dalë për drejtuesit që e çuan ekipin në këtë gjendje.
Ndaj, përmes një postimi në rrjetet sociale kërkojnë një konferencë urgjente të kryebashkiakes Voltana Ademi së bashku me ish-trajnerin Ernest Gjoka.
“Njoftim !
Tifozet e Vllaznis Kerkojn Qe ish-perfaqsuesit E klubit Vllaznia te dalin ne konferenc per shtyp Ku te jen te pranishem stafi drejtues, Futbollista, Ish Trajneri Gjoka dhe Presidentja Voltana Ademi , Nga Kjo konferenc te behet falje Publike tek tifozet e Vllaznis nga te gjith ju qe do jeni te pranishem pa perjashtim, Dhe nga ai moment te shkarkohet çdo person me rrole drejtuese tek Vllaznia duke i larguar si njerez te paaft ne drejtimin e nje klubi.
Gjithashtu te dorezojn fanelat Dhe te shkeputen kontratat me pjesen me te madhe te Kti ekipi duke perjashtuar ndonje lojtar te dal nga Akademia Dhe ka kontrat afatgjat, Klubi te privatizohet Dhe Bashkia te Mos ket % ne Kte mes sepse perseri do ta punesoje ndonje te paaft sikur kto qe shkaktuan tragjedin ! Ju te gjith do mbeteni ne histori per turp Do t’Ju MALLKOJ Fanela . (Presim nje reagim nga Ana e KF Vllaznisë)”, shkruhet në njoftimin e tifozëve të Vllaznisë.