Pas shumë aludimeve, se nëse mesfushori Ylli Hoxha mund të largohej nga ekipi i vllaznisë, tashmë gjithçka është zyrtarizuar. Vetë faqja zyrtare e klubit, në një komunikatë për shtyp ka njoftuar të gjithë tifozët për largimin e mesfushorit Hoxha, i cili mund të shkojë drejt bardhebluve të Prishtinës.
Klubi ka njoftuar në faqen zyrtare, se marrëveshja kontratuale mes klubit dhe lojtari është zgjidhur në mënyrën më të mirë. Gjithashtu klubi ka falënderuar lojtarin për kontributin që ai ka dhënë për ekipin e Vllaznisë, duke uruar në fund për suksese të mëtejshme në karrierën e tij si futbollist profesionist.