Ka vonuar por ka mbërritur vetëm sot. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Elis Bakaj do të ketë mundësi të debutoj sot me Vllazninë. Ish skuadra e tij RNK Split ka konfirmuar në sistemin online të regjistrimit të futbollistëve dhe sulmuesi do të jetë i gatshëm për trajnerin Armando Cungu. Mbetet për t’u parë nëse ai do ta preferoj nga minuta e parë Bakajn apo do të preferoj ta përdori gjatë lojës duke qenë se vetëm para pak ditësh u bashkua me skuadrën.