Vetëm një sezon ka zgjatur aventura e brazilianit Paulinjo te Barcelona. Mesfushori ka vendosur të rikthehet te ish-ekipit i tij Guanzhu Evergrande në Kinë, në një lëvizje mjaft surprizuese, duke parë që Paulinjo gjeti hapësira të konsiderueshme te katalanasit.
Lajmi është bërë publik nga vetë klubi kinez i cili i ka uruar mirëseardhjen sërish lojtarit brazilian. Sipas informacioneve ky nuk është një transferim por një kalim në formë huazimi për lojtarin, i cili do të mbetet në pronësi të kampionëve të Spanjës.