Kombëtarja Shqiptare ka planifikuar të zhvillojë dy ndeshje në fund të muajit maj dhe në fillim të muajit qershor. Konkretisht kundër Kosovës, në 29 maj dhe kundër Ukrainës në 3 qershor.
Por, sipas portalit sportiv ukrainas “zbirna.com”, ndeshja nuk do të luhet më 3 qeshor, siç ishte planifikuar, por do të luhet më datë 2 qershor.
Lajmi nuk është konfirmuar ende nga Federata Ukrainase e Futbollit dhe as nga ajo Shqiptare.
Ndërkohë, FSHF ka konfirmuar se do të luhet ndeshja kundër Kosovës, e cila do të zhvillohet në Zvicër, në 29 maj./Newsport.al