Pas humbjes në miqësoren e djeshme me Apoloninë, Bylisi do të përballet të shtunën me kundështar tjetër për të vazhduar fazën përgatitore.
Klubi ballshiot zgjodhi si rival të ardhshëm Luftëtarin.
Lajmi për takimin e së shtunës është konfirmuar nga skuadra mallakastriote në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ku më pas do të përcaktohet fusha dhe orari i sfidës.
“Miqësore e radhës: Të shtunën me Luftëtarin. Pas pak konfirmojme orën dhe fushën ku do të zhvillohet. Ndërkohe, përforcimet dhe testimet vijojnë! Shumë shpejt edhe organizimi i moshave me U-17 dhe U-19 por edhe fëmijëve të të gjithë zinxhirit”.