TVSH ka zgjedhur ndeshjen Teuta-Vllaznia si takimin që do të transmetojë nesër pa pagesë.
Sfida e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të luhet në “Niko Dovana” në orën 17:00 dhe do të përcillet për të gjithë teleshikuesit nga valët e Radio Televizionit Shqiptar.
Takimi i parë mes dy skuadrave, luajtur në Shkodër përfundoi 1-0 për Vllazninë, ndërsa Teuta do të kërkojë nesër të përmbysë këtë rezultat për të tentuar kalimin në gjysmëfinale.