Pas humbjes 3-1 kundër Flamurarit foli trajneri i Teutes, Gentian Begeja.
Begeja: “Kanë ndikuar mungesat, jo për tu justifikuar për humbjen, por ishin lojtarë të rëndësishëm. Kontigjenti jonë është i pakët. Golat i falëm vetë kundërshtarit, pësuam gola amatoreskë. Nuk dua të heq meritat, por ishin gola të evitueshëm. Skuadra sot duhej të shfaqte dëshirën që shfaqi me Vllazninë. Sot nuk e shprehen dhe kjo ishte kritika ime që iu bëra lojtarëve në fund të pjesës së parë. Duhet të jemi me këmbë në tokë. Vetëm rezultati pozitiv i jepte sot kuptim ndeshjes. ”
“Unë e theksova që mungesat që ishin tre mbajnë një peshë shumë të madhe në skuadër. Ne nuk e interpretuam mirë pjesën e parë. Ne e kishim përgatitur që ti linim terren Flamurtarit, por pësuam gola naivë”.