Pas fitores 1-0 ndaj Partizanit, ka folur për mediat dhe trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja. Trajneri tha për Supersport se ai dëshiron si kupën dhe kampionatin.
“Lëvizjet e lojtarëve në rolet jo natyrale, bëri që të mos zhbllokoheshim dot. Jemi 99% kampionët e vëndit, por nuk duhet të ulim ritmin, për të vazhduar më shumë me këtë ritëm.
Do të bëjmë maksimumin për të bërë tonat si Kupën si kampionatin. Kemi që nga data 7 qershor që nuk bëjmë asnjë pushim.
Janë 12-13 lojtarë që kanë mbajtur boshtin për të gjitha ndeshjet. Na lini sot të gëzojmë, pasi jemi lodhur me paragjykime, na lini të gëzojmë sot. Pasi ta marrim titullin, nuk do të shkatërrojmë lojtarët, pasi kanë bërë 50 ndeshje, kështu që do të lëmë lojtarët e rinj. Prandaj, ju lutem shumë na lini ta gëzojmë këtë moment, t’ia lëmë kohës momentet e tjera.”