Redi Jupi i ftuar si zakonisht në Procesin Sportiv foli për ndeshjet e fundit në Superligë dhe mënyrën se si ato ndikojnë në rekalmimin e lojtarëve të Superligës në Europë. Ish-mesfushori u ndal edhe te shitja e Ramadanit nga Partizani në Danimarkë ku e vlerësoi si më gjënë më pozitive të të kuqve këtë sezon.
Jupi: “Këto ndeshje kështu në këtë mënyrë e dëmtojnë shumë futbollin tonë. Kjo pasi vijnë menaxherë që shohin lojtarët dhe kur shohin skena të tilla nuk është një reklamë e mirë për futbollistët. Kur mendon për dështimet e Partizanit këtë sezon, e vetmja gjë që të ngorh është shitja e Ylber Ramadanit në Danimarkë. Kjo është e vetmja e mirë në një sezon shumë të vështirë. Kukësi mund të bëjë diçka të mirë me Gurin, po ashtu Laçi me Uzunin.”