Në konferencën për shtyp të ditës së sotme u shfaq para mediave trajneri i Kombëtares U-17 të Shqipërisë, Dzemal Mustedanagic. Trajneri kroat foli për ekipin dhe vështirësitë që do ketë ky ekip në përballjet me gjigandët evropianë.
“Kemi patur një dëmtim të një lojtari në këtë periudhë.Po bëjmë ç’është e mundur ta rikthejmë në ndeshje por është e pamundur. Kemi menduar ta kthejmë në shtëpi. Ekip mbiztëron një atmosferë shumë e mirë. Lojtarët janë gati të bëjnë diçka të madhe për futbollin shqiptar. Unë jam optimist dhe besoj shumë të ekipi ku drejtoj. Jam real dhe e di çfarë na pret. Kroacia është favorite për grupin, po ashtu Spanja është shumë e fortë. Ne do tentojmë të japim më të mirën tonë dhe nuk do trembemi nga askush.”