Pas fitores 2-1 me Lushnjen, ka folur për mediat dhe trajneri i Kamzës, Julian Ahmataj. Trajneri tha për “Supersport” se ekipi u vu në panik pasi pësoi golin.
“Ndeshja me Skënderbeun është tjetër ndeshje, ndërsa me Lushnjen është tjetër gjë. Me Skënderbeun lojtarët nuk kanë nevojë për motivim, pasi janë vetë nga emri i kundërshtarit.
Jam i kënaqur nga lojtarët, por paniku është shqetësim që duhet ta luftojmë çdo ditë për ta larguar. Trajneri ka për detyrë që të drejtojë lojtarët, pastaj me punë, duke u stërvitur çdo ditë, rezultatet do ia lëmë fushës.
Detyra është që tu them futbollistëve si të sillen në fushën e lojës. Marrëdhëniet mes presidentit Qarri dhe kryetarin Mziu unë nuk i di. Jam këtu prej presidentit. Kampionati ka një specifikë, që ka 3 pikë brënda, duhet të mbledhim sa më shumë pikë. Nuk më kënaqin as humbjet e Vllaznisë, as Teutës, nuk i uroj fatkeqësi askujt, shoh vetëm skuadrën time.”