Partizani do të luajë të dielën kundër Luftëtarit në kuadër të javës së nëntë të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 17:00 dhe pritet me interes nga ana e tifozërisë së kuqe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ultrasit e Partizanit bëjnë thirrje që të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi”.
Sot, më shumë se kurrë 15-herë kampionët e vendit kanë nevojë për mbështetje që të ruajnë vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Përmes një postimi në kanalin zyrtar bëhej me dije:
“Partizani tashme ka nevoje per masivitetin e tifozeve, stadiumi duhet te jete i stermbushur ne cdo ndeshje, tribunat duhet te fillojne te ngrihen peshe nga oshetimat dhe ekipet kundershtare te dridhen e te frikesohen nga ekipi i kuq e nga egersia tifozerike!
Per ta bere kete eshte qe gjithsecili te na bashkohet, ne cdo ndeshje, ne cdo transferte ne cdo moment, deri ne fund, e pas fundit gati per tia rinisur serish!
Ne jemi Partizani !
Ne jemi legjenda !”, përfundon lajmërimi i tifozëve të kuq.