Tifozët bardheblu kanë bllokuar sot seancën stërvitore të skuadrës së Tiranës që ishte programuar të zhvillohej në orën 14:00. Në shenjë proteste ultrasit e zjarrtë nuk kanë lejuar që lojtarët të stërviten dhe në një moment ka pasur përleshje mes Gilman Likës dhe Fanatiksave.
Ende nuk dihet arsyeja, por tashmë newsport.al mëson se stafi teknik ka vendosur të anullojë seancën e sotme stërvitore. Gjendja e tensionuar dhe përleshja e tifozëve me lojtarët ka bërë që trajneri Josa ta anullojë seancën stërvitore. Futbollistët kanë nisur të largohen, ndërsa mbështetësit bardheblu qëndrojnë në fushën e kompleksit “Skënder Halili”.