Skënderbeu ka reaguar menjëherë në lidhje me informacionin e shpërndarë në media se nuk ka apeluar vendimin e UEFA-s në CAS.
Me anë të një komunikate për shtyp, klubi korçar hedh poshtë qëndrimin e CAS-it duke publikuar mesazhin e fundit mes CAS-it dhe klubit të datës 29 tetor për apelim të vendimit të UEFA-s.
“- PËRGËNJESHTRIM –
Duke marrë shkas nga lajmi i shpërndarë në mediat online, KF Skënderbeu siguron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se klubi ka apeluar vendimin e UEFA-s në CAS dhe jemi duke pritur datën e seancës dëgjimore.
Dokumenti i publikuar më poshtë i përket datës 29 tetor dhe është letër këmbimi i fundit mes palëve në proçes, dokument i cili hedh poshtë pretendimin e mediave vizive dhe online se në CAS nuk ka një apelim nga KF Skënderbeu.
Shprehim publikisht indinjatën dhe zhgënjimin tonë karshi qarqeve të caktuara të cilat vijojnë të ‘luftojnë’ klubin tonë me qëllim destabilizimi duke keqinformuar qëllimisht opinionin publik.
KF Skënderbeu siguron mediat dhe Sportdashësit bardhekuq se do ti shkojmë deri në fund kësaj cështje për të zgjidhur dhe zbardhur të vertetën e këtij lajmi dashakeq karshi klubit.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Zyra për shtyp,
KF Skënderbeu”
Postimi i Skënderbeut